Zum Hauptinhalt springen

Transport kufomash Ngushllimi - Transporti
i Kufomave nga e gjithë Europa

Në orët më të vështira të jetesës, ju ofrojmë shërbim të
specializuar për transportin e kufomave me përkushtim dhe respekt të thellë. Ndeshmëria jonë është të  lehtësojmë këtë proces për ju duke sjellë të dashurin tuaj në shtëpi. Me një ekip me përvojë, organizojmë transportin me dinjitet nga Gjermania, Zvicra, Austria, Franca, Belgjika, Holanda, Suedia dhe Norvegjia drejt Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe
Luginës së Preshevës. Transport kufomash - Ngushllimi Leichentransport.

Transport kufomash Transport i kufomave 

Transport i Kufomave – Nga kompania me eksperiencë që nga viti 1997 Ngushllimi

Trupat e të dashurve tuaj nuk janë thjesht një ngarkesë; ata janë shpirtra të dashur që meritojnë kujdes më të mirë dhe respekt të plotë. Na besoni ne për të siguruar kujdes maksimal me ndjeshmëri dhe profesionalizëm në transportin e kufomave. Në këtë kohë të vështirë, le të jemi ura që nderon kujtimin e të dashurve tuaj me respekt dhe dhembshuri. Transorti i kufomave.

Agjensia e Transportit të  Kufomave "Ngushllimi" është partneri juaj i besueshëm për transportin e të  ndjerëve nga vende të ndryshme të Evropës drejt vendlindjes. Ne ju  ofrojmë këshillë nga ekspertë, trajtojmë të gjithë dokumentacionin e  nevojshëm dhe sigurojmë që i gjithë procesi të kryhet me kujdes të  theksuar, efikasitet maksimal dhe një çmim absolutisht transparent.

Shërbimi ynë mbulon transportin e kufomave nga Gjermania, Zvicra, Austria,  Franca, Belgjika, Norvegjia, Holanda, Suedia dhe shumë vende të tjera  evropiane, falë një rrjeti të gjerë partnerësh në të gjithë kontinentin. Vendlindjet kryesore ku i shërbejmë janë Kosova, Maqedonia e Veriut,  Shqipëria, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Ne jemi këtu për të ofruar një shërbim të besueshëm dhe të përballueshëm,  që përmbush me respekt nevojat tuaja në kohën më të vështirë.

Cilat dokumente janë të nevojshme?

24 Orë në Shërbimin Tuaj

Për të organizuar një funeral, nevojitet certifikata e vdekjes dhe letërnjoftimi ose pasaporta e të ndjerit.

Për një bartje nga jashtë vendit, kërkohen gjithashtu këto dokumente:
•   Çertifikata origjinale e vdekjes
•   Pasaporta e të ndjerit
•   Dokumenti identifikues i personit që kërkon shërbimin

Jeni të mirëpritur të na telefononi në zyrën tonë në Aichstetten Memmingen,  gjatë gjithë orëve të ditës. Mund të na kontaktoni edhe përmes faqes  sonë të internetit, email-it ose faqes sonë në Facebook për informacione të mëtejshme.

Pse me ne?

Ngushllimi ofron shërbime profesionale të transportit dhe rikthimit të të ndjerëve nga e gjithë Evropa në vendlindje, për në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Ne kujdesemi për çdo detaj: nga transporti dhe procedurat administrative deri te organizimi i ceremonive fetare dhe sigurimi i imamit. Skuadrat tona të specializuara garantojnë një shërbim të besueshëm dhe të denjë, duke e çuar të ndjerin në prehrin e përjetshëm në tokën e vet.

Ngushllimi – në duart tuaja më të sigurta në kohën më të vështirë.

Transport Kufomash - Transport Kufomave - Bartja e Kufomave - Funerali

Shpenzimet e transportit

Ngushëllimi punon me çmime të hapura. Bazuar në dëshirat dhe kërkesat tuaja, ne  krijojmë një ofertë të besueshme që përfshin të gjitha shërbimet e rënë  dakord – duke përfshirë shpenzimet e bëra nga palët e treta gjatë  përfundimit të porosisë. Gjithashtu përfshihen të gjitha tarifat për  dokumentet dhe lejet e nevojshme.

Kompania jonë e akredituar ju garanton çmime të qëndrueshme dhe cilësi të lartë shërbimi.

Etika jonë profesionale na detyron të bëjmë çmos për t'i kthyer të ndjerët në vendlindje. Ju nuk do të mbeteni vetëm me humbjen tuaj, por mund të na besoni për një shërbim të matur dhe të respektueshëm.

Kostot e transportit mund të mbulohen nga kompanitë e sigurimit ose nga sigurimet për njerëzit e humbur. Në raste sociale, zyra e mirëqenies sociale është e autorizuar të mbulojë shpenzimet e transportit.

Ngushëllimi ofron gjithashtu një sigurim të vetëm, me një prime të vogël vjetore dhe pa kontroll shëndetësor, për të sjellë të ndjerin në atdhe në rast vdekjeje.

Shërbime Ngushllimi Transporti Kufomash – Me Respekte dhe Profesionalizëm
Në momentet më të vështira të jetës, kur humbim një person të dashur, organizimi i përcjelljes së fundit është një detyrë shumë e rëndësishme dhe delikate. Ne ofrojmë shërbime të specializuara transporti kufomash, brenda dhe jashtë vendit, me respekt të plotë ndaj të ndjerit dhe familjarëve.

Transport Kufomash

Shërbimi ynë i transportit të kufomave siguron transferimin e të ndjerëve në mënyrë të sigurt, ligjore dhe me dinjitet. Ne bashkëpunojmë me institucionet përkatëse për të siguruar që të gjitha dokumentet dhe lejet e nevojshme të jenë në në regull.

Transport Kufomave

Pavarësisht nga distanca, ne ofrojmë transport kufomash në të gjithë Kosovë, Shqipërinë, Maqdoni, Mal te Zi dhe jashtë saj. Me mjete të posaçme dhe të pajisura sipas standardeve ligjore, ne garantojmë një shërbim të shpejtë dhe tërshtatshëm për familjen në këtë moment të vështirë.

Bartja e Kufomave

Bartja e kufomave kërkon kujdes të veçantë dhe profesionalizëm. Ekipi ynë është i trajnuar për të kryer këtë proces me përgjegjësi të plotë, duke respektuar regullat shëndetësore dhe ligjore në fuqi.

Funerali

Ne ofrojmë gjithashtu ndihmë në organizimin e ceremonisë mortore, duke përfshirë koordinimin me varrezat, ceremoninë fetare ose laike, dhe të gjitha detajet e tjera që lidhen me funeralin. Qëllimi ynë është të lehtësojmë sadopak barrën e familjarëve në këtë kohë të dhimbshme.
Kontaktoni ne për një shërbim të plotë, të qetë dhe të përgjegjshëm.
Ne jemi këtu për t'ju nihmuar në çdo hap rrugës.